• e mërkurë, 21 janar 2026

Ministri i Shëndetësisë Aliu do të vizitojë foshnjat e para të porsalindura këtë vit

Ministri i Shëndetësisë Aliu do të vizitojë foshnjat e para të porsalindura këtë vit

Shkup, 1 janar 2026 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot do ta vizitojë foshnjën e parë të lindur këtë vit në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë.

Aliu do ta vizitojë edhe foshnjën e parë të lindur në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë "Nënë Tereza" - Çair.

Së bashku me ministrin Aliu, të sapolindurit në dy spitalet, siç është paralajmëruar, do t'i vizitojnë edhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andonovski dhe bashkëshortja e kryeministrit, Rozi Mickoska. Në Spitalin Special në Çair do të jetë i pranishëm edhe kryetari i komunës, Izet Mexhiti. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR