• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri i ri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti e ndërmori funksionin nga Sali

Ministri i ri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti e ndërmori funksionin nga Sali

Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Në hapësirat e Ministrisë së Shëndetësisë, sot u bë pranim-dorëzimi i detyrës Ministër i Shëndetësisë. Ministri i ri dr. Fatmir Mexhiti e mori funksionin nga dr. Bekim Sali.

"E kam nderin që jam emëruar ministër i ri i Shëndetësisë. Sot pata takim produktiv me ministrin e deritanishëm dr. Sali. Jam i vendosur ta vazhdojmë punën e rëndësishme për zhvillimin dhe mbrojtjen e shëndetësisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve tanë", tha ministri Mexhiti.

Mexhiti potencoi se fokusi i tij si ministër i Shëndetësisë do të jetë sistemi ynë shëndetësor të jetë i disponueshëm, efikas dhe t'i përmbushë nevojat e të gjithë qytetarëve. Ai potencoi se do të punojë në promovimin e jetës së shëndetshme dhe do të sigurojmë resurse dhe mbështetje për trajtim parandalues, kësisoj gjithsecili do të ketë mundësi të bëjë jetë më të shëndetshme.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në takimin me ministrin, ministri Mexhiti ka potencuar se investimi në shëndet i qytetarëve tanë është me rëndësi thelbësore për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe liderët e bashkësisë për t'i arritur qëllimet tona të përbashkëta.

Foto: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR