• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Fidan për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Fidan për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të jetë nikoqir i ministrit për Punë të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç informon MPJ, në fokus të bisedimeve mes Mucunskit dhe Fidanit do të jenë marrëdhëniet politike dypalëshe, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, shfrytëzimi i mundësive për investime dhe avancim të bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Sipas agjendës, dy ministrat fillimisht do të kenë një takim tet a tet, më pas takim dypalësh ku do të marrin pjesë edhe delegacione nga të dyja ministritë, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Fidani do ta vizitojë edhe Kuvendin e RMV-së ku do të ketë takim me kryeparlamentarin Afrim Gashi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR