• e diel, 24 nëntor 2024

Ministri i Mbrojtjes i BeH thotë se ka fotografi të kampeve paraushtarake ruse në RS

Ministri i Mbrojtjes i BeH thotë se ka fotografi të kampeve paraushtarake ruse në RS

Sarajevë, 23 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes të BeH, Zukan Heles deklaroi sot se në rajonin Rogaticë dhe në malin Magliq, në Republikën Sërbska, ka kampe ushtarake për trajnim të formacioneve paraushtarake. Helez për Radion Evropa e Lirë deklaroi se posedon edhe fotografi. 

"Nuk është sekret, njerëzit i shohin fshatrat rreth Rogaticës, njerëzit fotografojnë në mes të ditës se aty ka stërvitje. Kam fotografi, do t'i tregoj në televizion", tha ai.

Helez mbrëmë në televizionin N1 i ka prezantuar informacionet e para për kinse ekzistim të kampeve për stërvitje të formacioneve paraushtarake në RS, duke bërë të ditur se bëhet fjalë "për disa të rinj dhe disa njerëz nga Rusia", duke mos dashur të tregojë se nga kush e ka marrë informacionin. 

Për informacionet e Helezit reagoi ministri i Sigurisë së BeH, Nenad Neshiq i cili ashpër e dënoi dhe hodhi poshtë deklaratën e ministrit të mbrojtjes të BeH për ekzistim të kampeve ushtarake ruse në RS, të cilët punojnë nën patronazhin e MPB-së së RS-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR