• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Durmishi u takua me ambasadorin austriak Pamer

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Durmishi u takua me ambasadorin austriak Pamer

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA)- Zhvillimi i ekonomisë së vendit ishte në qendër të takimit të sotëm në Shkup të ministrit të Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi dhe ambasadorit austriak Martin Pamer. Në takimin në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, u diskutua për strategjinë e zhvillimit dhe riorganizimin e Ministrisë, ndërsa ministri Durmishi foli për procesin e digjitalizimit të shërbimeve, gjë për të cilën punon dhe angazhohet edhe ambasadori austriak.

"Ministria e Ekonomisë dhe Punës po bën përpjekje që të krijojë një strategji zhvillimore ekonomike e cila do të lehtësojë procedurat jo vetëm për kompanitë vendase, por edhe për investitorët e jashtëm. Për të mbështetur kompanitë e vogla dhe të mesme, Ministria tashmë ka hapur thirrjen për të subvencionuar dhe për të krijuar një mekanizëm më funksional zhvillimor", informojnë nga Ministria.

Nga ana e ambasadorit austriak, shtohet në kumtesën, ministri Durmishi ka marrë mbështetje të plotë dhe se përkrahja e vendit mik do të vazhdojë edhe më tutje e gjitha për të përmirësuar ekonominë e vendit.

Ministri Durmishi falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen që Austria jep në rrugën drejt integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. ls/

Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR