• e diel, 06 tetor 2024

Ministri i Drejtësisë, Lloga realizoi takim me udhëheqësit e grupeve parlamentare në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Lloga realizoi takim me udhëheqësit e grupeve parlamentare në Kuvend

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me udhëheqësit e grupeve parlamentare në Kuvend. Takimi, siç informuan nga Ministria e Drejtësisë, kaloi në një atmosferë konstruktive.

Lloga i informoi përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët lidhur me grupin punues për reformat zgjedhore, nevojën për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR në Kodin Zgjedhor, si dhe për iniciativën për një Kod të ri Zgjedhor. 

"U diskutua edhe për agjendën legjislative, ligjet të cilat janë propozuar nga Ministria e Drejtësisë, si dhe për mundësitë e miratimit të përshpejtuar të tyre në Parlament. Palët u morën vesh që takime të këtilla në Kuvend të mbahen edhe në periudhën në vijim, ndërsa bashkëpunimi me deputetët të intensifikohet", informojnë nga Ministria e Drejtësisë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR