• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri i Drejtësisë, Lloga nesër dhe pasnesër për vizitë  pune në Hagë

Ministri i Drejtësisë, Lloga nesër dhe pasnesër për vizitë  pune në Hagë

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Hagë, Holandë, në kuadër të së cilës është parashikuar të merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Konventës së Lubjanës-Hagës në Pallatin e paqes.

Siç njoftuan nga Ministria e Drejtësisë, është parashikuar qëministri Lloga ta nënshkruajë Konventën për bashkëpunim ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.

Në ngjarjen e nesërme do të marrin pjesë ministra të drejtësisë të më shumë se 80-të vendeve në botë.

Më 15 shkurt, Lloga do të realizojë takim me kryetarin e Eurodrejtësisë, Ladislav Hamran.

"Takimi i cili është iniciuar nga kryetari  Hamran, është në kuadër të bashkëpunimit tashmë të krijuar, si dhe shqyrtimit të mundësive për ringritjen e çështjes së referimit të një prokurori nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Eurodrejtësi, që është një nga parakushtet kyçe për realizimin e bashkëpunimit të ndërsjellët me Eurodrejtësi dhe sigurimin e efikasitetit në luftën kundër krimit ndërkufitar". mb/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR