• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri i Drejtësisë Lloga në Hagë realizoi takim me kryetarin e Eurodrejtësisë, Hamran

Ministri i Drejtësisë Lloga në Hagë realizoi takim me kryetarin e Eurodrejtësisë, Hamran

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Eurodrejtësisë do të intensifikohet dhe thellohet në periudhën në vijim. Ministri i Drejtësisl, Krenar Lloga i cili është për vizitë pune në Hagë, realizoi takim bilateral me Kryetarin e Eurodrejtësisë, Ladisllav Hamran.

Siç kumtoi Minsitria e Drejtësisë, Hamran theksoi kënaqësinë për praninë e Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, në Konferencën që shënon fillimin e Projektit për Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin e tij për përmbushjen e detyrimeve që do të kontribuojnë në shfrytëzimin e mbështetjes së ofruar nga EUROPRAVDA në drejtim të caktimit të një prokurori ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Hagë, që do të çojë në rritje të dukshme të rezultateve në përballjen me krimin ndërkufitar, duke marrë parasysh përvojat pozitive në rajon si dhe ngritjen e kapaciteteve nacionale.

Nga ana e tij, ministri Lloga, theksoi se është i informuar për bashkëpunimin e deritanishëm me EUROPRAVDA si dhe rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve që nuk janë realizuar në procesin e aksesit.

Ministri i prezantoi aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në gjyqësor, prokurorinë publike, procesin e dixhitalizimit dhe sjelljen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Me ftesë të Ministrit të Drejtësisë, u morën vesh që Kryetari i EUROPRAVDA-s, Lladisllav Hamran, të vizitojë vendin tonë.

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR