Ministri i Drejtësisë Fillkov paralajmëroi debate nga muaji i ardhshëm për Ligjin për Këshillin Gjyqësor
- – Dëshiroj të porosis se do t’i zbatojmë reformat e nevojshme, sado që të jenë të vështira dhe nuk do të ndalemi këtu, derisa qytetarët nuk fillojnë të shohin me besim të plotë drejt gjykatave në procedurat për mbrojtje të të drejtave të tyre, theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në debatin në temën “Këshilli Gjyqësor i RMV-së – Sfida dhe rekomandime për sigurimin e gjyqësorit të pavarur”, ndërsa i organizuar nga ana e Institutit për të Drejtat e Njeriut.
- Post By Fitore Curri
- 15:09, 9 tetor, 2024
Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) – Dëshiroj të porosis se do t’i zbatojmë reformat e nevojshme, sado që të jenë të vështira dhe nuk do të ndalemi këtu, derisa qytetarët nuk fillojnë të shohin me besim të plotë drejt gjykatave në procedurat për mbrojtje të të drejtave të tyre, theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në debatin në temën “Këshilli Gjyqësor i RMV-së – Sfida dhe rekomandime për sigurimin e gjyqësorit të pavarur”, ndërsa i organizuar nga ana e Institutit për të Drejtat e Njeriut.
“Pikërisht për këtë është e nevojshme të fokusohemi në zgjidhjen e situatave, problemeve dhe të parandalojmë në të ardhmen, në mënyrë që të mos kemi asnjë dyshim në të ardhmen, që mund të vërë në pikëpyetje pavarësinë, si dhe sjelljen profesionale të Këshillit Gjyqësor. Qasja jonë, qasja e Ministrisë së Drejtësisë në raport me legjislacionin dhe ndryshimet që do të pasojnë do të jetë e hapur, transparente dhe angazhimet tona të qarta, ne marrim dhe do të marrim parasysh të gjitha rekomandimet e organizatave dhe ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, të cilat kanë të bëjnë me Ligjin për Këshillin Gjyqësor, Ligjin për Gjykatat dhe të tjera, nga muaji i ardhshëm do të fillojmë debatet publike për Ligjin për Këshillin Gjyqësor”, thotë Fillkov.
Ai theksoi se debatet do të jenë eksperte dhe për të cilat siç thotë “jam i sigurt se do të japin fryte, veçanërisht në pjesët e tekstit ligjor që kanë të bëjnë në pjesën e procedurës disiplinore, procedurë për ankesë, zgjedhje dhe shkarkim”. Ministri i Drejtësisë Fillkov theksoi se pikërisht këto tre aspekte i kanë parë si kyçe për vetë fillimin, që të ecet më tutje me hapat drejt kthimit të besimit në sistemin gjyqësor.
Vesna Dameva kryetare e Këshillit Gjyqësor theksoi se me rëndësi të veçantë është që të dëgjohen qëndrimet e sektorit civil, si dhe të Institutit për të Drejtat e Njeriut, ndërsa të cilat siç thotë në periudhën e ardhshme do të jenë pjesë e angazhimeve të Këshillit Gjyqësor në pjesën e kritikave të shënuara dhe mundësi për përmirësimin e punës në këshill. Vërejti sa pas 17 rekomandimeve të pranuara nga Misioni i Vlerësimit të Bashkimit Evropian, si Këshill Gjyqësor menjëherë kishin filluar me përgatitjen e Planit të Veprimit, në shtator të vitit 2023, me kornizë ligjore, që siç thotë Dameva ai të mos jetë aktivitet, i cili nuk do të parashohë kohën e zbatimit. Ajo theksoi se Plani i Veprimit është publikisht i kapshëm dhe mund të ndiqet.
Tanja Çaçarova Ilievska anëtare e Këshillit Gjyqësor në hollësi foli për 17 rekomandime të cilat zbatohen nga ana e këshillit, për çka theksoi se më shumë se dy e treta janë edhe zbatuar, përderisa për të tjerët kishin pengesë objektive, ndërsa ajo është zbatimi i zgjedhjeve këtë vit. Por, siç tha edhe ato vijojnë dhe tashmë në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Gjyqësor do të zbatohen. Në debat fjalime të tyre kishin edhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi dhe Margarita Caca Nikollovska, kryetare e Institutit për të Drejtat e Njeriut. fc/
Fotografia: MIA