• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ushtria jonë nuk është në gjendje të mbrohet nëse sulmohet

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ushtria jonë nuk është në gjendje të mbrohet nëse sulmohet

Berlin, 2 mars 2023 (MIA) - Ministri i sapozgjedhur gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se ushtria gjermane nuk është e gatshme ta mbrojë vendin në rast se sulmohet.

"Ne nuk kemi forca të armatosura të afta për të mbrojtur vendin nga një ofensivë brutale dhe një luftë agresive", tha ai gjatë një takimi me anëtarët e Partisë së tij Socialdemokrate (PSD).

Sipas tij, forcat e armatosura gjermane (Bundesver) nuk kanë mjaftueshëm njerëz apo pajisje falë neglizhencës me dekada nga qeveria federale.

Për këtë arsye, ai beson se Gjermania do të duhet të investojë shumë më tepër në mbrojtje për të arritur standardet e nevojshme të NATO-s.

Oficeri më i lartë i Bundesverit, gjeneral koloneli Alfons Mais, konfirmoi fjalët e Pistorius dhe tha se as 100 miliardë euro të caktuara për ushtrinë gjermane nga kancelari Olaf Sholc nuk do të mjaftonin që ajo ushtri të ishte e aftë për një luftë eventuale. 

Armin Paperger i "Rajnmetal" furnizuesi më i madh ushtarak i Gjermanisë, tha për mediat se Gjermania ka transportuar në Ukrainë dy nga sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes të synuara për mbrojtjen e kryeqytetit Berlin. ssm/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR