• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Fillkov realizoi takim me drejtoreshën e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska Strezoski

Ministri Fillkov realizoi takim me drejtoreshën e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska Strezoski

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) – Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov realizoi takim me drejtoreshën e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska Strezoski dhe me zëvendësdrejtorin, Ilir Iseni. 

Në takim, siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, është diskutuar për sfidat kyçe me të cilat përballet Akademia. Ishin shqyrtuar vendime të cilat do të mundësojnë kushte më të mira hapësinore dhe zgjerim të kapaciteteve në të cilat do të mbahen trajnimet e gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm. 

“Një nga aspektet për të cilat u bisedua ishte edhe nevoja për optimizim të afateve për dhënien e provimeve në Akademi me qëllim që të mundësohet organizim i tyre më i shpejtë dhe më efikas, që do tu mundësojë gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm më shpejtë ta përfundojnë procesin dhe të fillojnë me punë”, informojnë nga Ministria. 

Bashkëpunimi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Akademisë, siç është bërë e ditur në kumtesë, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme përmes shkëmbimit të përvojave dhe burimeve me qëllim që të krijohen programe inovative për trajnim, të cilat do të përgjigjen në nevojat e gjyqësorit. fc/

Fotografia: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR