• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri Besimi nesër për vizitë pune në Bruksel, në takime me eurokomisarët Han dhe Xhentiloni

Ministri Besimi nesër për vizitë pune në Bruksel, në takime me eurokomisarët Han dhe Xhentiloni
Shkup, 25 tetor 2022 (MIA) – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, nesër do të qëndrojë në Bruksel, ku do të realizojë takime me eurokomisarin për Buxhet dhe Administratë, Johanes Han dhe me eurokomesarin për Ekonomi, Paolo Xhentiloni. Vizita, siç kumton MF-ja, është si rezultat i vazhdës së aktiviteteve të Ministrisë së Financave për hartimin e dokumenteve më të rëndësishme – Buxheti për vitin 2023, Programi i reformave ekonomike, ku përcaktohen reformat që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme, të cilat janë përcaktuar së bashku me KE-në, si dhe hartimi i planit aksional për implementimin e rekomandimeve nga Raporti i KE-së për progresin e RMV-së për vitin 2022. Gjithashtu, në këto takime, ministri do të informojë edhe për mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve të favorshme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar përmes programit PLL, si dhe do të iniciohet edhe nisma për përkrahje të buxhetit për përballimin e sfidave të krizës energjetike dhe të çmimeve nga KE-ja përmes INF-së. "Vizita është e rëndësishme edhe nga aspekti i procesit të skriningut bilateral që ka filluar, pas miratimit të Kornizës negociuese për RMV-në dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, në procesin e aderimit drejtë BE-së. Kriza aktuale energjetike dhe ajo e çmimeve, e cila ka ndikim të madh në ekonominë e vendit, masat e ndërrmarra nga qeveria për përballimin e krizës, por edhe reformat që po zbaton vendi në rrugën drejt integrimit të plotë evropian dhe rritjes më të lartë ekonomike do të jenë gjithashtu pjesë e temave që do të diskutohen në këto takime", thuhet në kumtesë. Prej Ministrisë së Financave theksojnë se përkrahja e Komisionit Evropian gjatë zbatimit të reformave është shumë e rëndësishme, ndërsa këto takime kontribuojnë në mënyrë pozitive mbi implementimin e tyre. Krahas reformave, gjatë takimeve do të diskutohet edhe çështja lidhur me ndihmën nga BE-ja për ballafaqimin me pasojat nga kriza energjetike dhe e çmimeve. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR