• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Aliu, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror (FEB) 2023 në Gjenevë

Ministri Aliu, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror (FEB) 2023 në Gjenevë

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Ministri i MSHIA-së Azir Aliu, merr pjesë në Samitin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (FEB) 2023 në Gjenevë të Zvicrës.

Siç informon MSHIA, Forumi mbahet nga data 02 deri më 03 maj që përfshin disa sesione me temë: "Punë" dhe "Mundësi për të gjithë”.

Forumi Ekonomik Botëror është Organizatë Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Publiko-privat që i angazhon udhëheqësit kryesorë politikë, afaristë, kulturor dhe të shoqërisë, për t'i formuar agjendat globale, rajonale dhe të industrisë. 

"Qëllimi i këtij Samiti është që të sigurojë mundësi diskutimi mbi punësimin, politikën, politikat apo idetë inovative, për t'i identifikuar dhe vlerësuar sfidat kyçe të rritjes ekonomike, të mbështesë adoptimin e sektorit privat me praktikat inovative sociale dhe t’i identifikojë masat që duhet të ndërmerren për një ekonomi më konkurruese në rajon", thuhet në njoftim. 

"Shkencë dhe Teknologji”, ishte titulli i një prej sesioneve, ku ministri Aliu dhe pjesëmarrësit e tjerë diskutuan mbi çështjet e sigurisë kibernetike dhe mënyrat se si liderët e biznesit dhe të politikës mund të mobilizojnë një përgjigje kolektive, për t’i mbrojtur asetet kritike dhe për t’i reduktuar dëmet sistematike, përderisa sulmet hibride bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.

“Industria dhe universitetet, arsimi formal dhe joformal duhet të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që të mund të krijohen kurikula dhe programe studimore në lidhje me teknologjitë dhe nevojat e industrisë. Pra, kjo është mënyra e vetme për ta përshpejtuar procesin dhe për të qenë në hap me kohën”, thuhet në kumtesën e MSHIA. qa/shk/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR