• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Aliu në Konferencën e përgjithshme të UNESKO-s: Digjitalizimi është prioriteti ynë, të përforcohet bashkëpunimi ndërkombëtar

Ministri Aliu në Konferencën e përgjithshme të UNESKO-s: Digjitalizimi është prioriteti ynë, të përforcohet bashkëpunimi ndërkombëtar

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu mori pjesë në sesionin e 42-të të Konferencës së përgjithshme të UNESKO-s e cila po mbahet në Paris, Francë.

Siç informojnë nga MSHIA, në Konferencën e përgjithshme të UNESKO-s është diskutuar për sfidat themelore të cilat vijnë me digjitalizimin në kontekst global.

Ministri në fjalimin e tij potencoi se shfrytëzimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale për avancim të shkencës dhe inovacioneve është hap i madh drejt ekosistemit të përbashkët.

"Me përdorimin e qasjes së barabartë drejt teknologjisë dhe promovimit të përdorimit etik dhe përgjegjës, UNESKO mund të ndihmojë në krijimin e mjedisit ku kombet do të mund të bashkëpunojnë në mënyrë që të kenë dobi nga teknologjia në mënyra të cilat shërbejnë për zhvillim të qëndrueshëm", theksoi Aliu.

Ai theksoi se vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, krijimit të masave dhe zhvillimit të politikave të cilat do t'i nxisin inovacionet dhe investimet në sferën digjitale mund të kemi zgjidhje për sfidat globale.

"Vetëm përmes ekosistemit digjital, gjithpërfshirës, strategjive të qarta dhe bashkëpunimit të gjerë nga faktorë të ndryshëm mund të sigurojmë përdorim përgjegjës dhe inovativ të teknologjisë në pajtim me nevojat dhe vlerat shoqërore. UNESKO mund të ndihmojë në krijimin e një platforme të sigurt të cilën të gjitha kombet mund ta përdorin për t'i arritur qëllimet e veta për zhvillim dhe përparim social", potencoi ministri Aliu. ab/

FOTO: MSHIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR