• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Aliu në Ankara u takua me përfaqësues të kompanisë "Havelsan"

Ministri Aliu në Ankara u takua me përfaqësues të kompanisë

Ankara, 31 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, në kuadër të vizitës në Turqi, realizoi takim me përfaqësues të kompanisë "Havelsan".

Siç informuan pasdite nga MSHIA, Aliu ka realizuar takim me Omer Ozkan dhe Shefket Unal, të cilët e kanë informuar ministrin për rëndësinë e kësaj kompanie në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.

Në takimin u bisedua edhe për bashkëpunimin në sferën e sigurisë kibernetike, teknologjisë informatike, sisemet komanduese dhe kontrolluese, si dhe për stërvitjet dhe teknologjitë për simulim. bsh/

Foto: MSHIA

QËNDRONI TË LIDHUR