• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Aliu merr pjesë në Festivalin “Teknofest” në Ankara

Ministri Aliu merr pjesë në Festivalin “Teknofest” në Ankara

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, ku po merr pjesë në Festivalin më të madh i aviacionit dhe teknologjisë në vend "Teknofest" që sivjet po mbahet në aeroportin Etimesgut në Ankara. 

Qëllimi i organizimit të një festivali të tillë është ngjallja e interesit dhe krijimi i sensibilizimit në lidhje me çështjet e aeronautikës, hapësirës dhe teknologjisë. 

,"Pjesëmarrja jonë sot këtu, shënon një hap të rëndësishëm drejt nxitjes së bashkëpunimit me ekosistemin inovativ në Republikën e Turqisë por edhe më gjerë, duke marr parasysh se sot këtu kemi kompani me renome ndërkombëtare nga bota e teknologjisë dhe inovacionit", deklaroi ministri Aliu. 

 Siç informojnë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Aliu është ministri i parë që ka hedhur një hap të rëndësishëm duke zhvilluar punimet për krijimin e “Agjencisë së Digjitalizimit” në vend.

 "Kjo Agjenci do të shërbejë si institucion kryesor dhe përgjegjës për zbatimin dhe koordinimin e transformimit digjital në vend. Ky model unik, siç është dizajnuar për të implementuar infrastrukturën digjitale në shtet, po njihet si qasje unike që jo pak ka ngjallur kurreshtje edhe në vende shumë të zhvilluara në Evropë dhe më gjërë. Pas shumë takimeve bilaterale, ministri Aliu është ftuar për të prezantuar konceptin mbi digjitalizimin e shërbimeve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në disa shtete në Evropë dhe më gjërë", kumtojnë nga MSHIA.

 Foto. MSHIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR