• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministres britanike të punëve të brendshme i është vjedhur çanta në takim me policinë

Ministres britanike të punëve të brendshme i është vjedhur çanta në takim me policinë

Londër, 12 shtator 2024 (MIA) - Ministres britanike të Punëve të Brendshme, Diana Xhonson i është vjedhur çanta në takim me pjesëtarë të policisë në të cilin është biseduar për problemin e rritjes së vjedhjeve.

Xhonson në takim theksoi se Britania e Madhe "është kapluar nga epidemia e sjelljes asociale, vjedhjeve dhe plaçkitjes së shitoreve". 

Vjedhja kishte ndodhur para dy ditëve në Vorvishkir, Anglinë qendrore. Policia lokale njoftoi se po hetohet vjedhja e çantës në hotelin ku po mbahej konferenca. 

Një përfaqësues qeveritar anonim deklaroi se çanta e vjedhur nuk përfaqëson rrezik për sigurinë. 

Ministria britanike e punëve të brendshme refuzoi që ta komentojë rastin. fc/

Fotografia: IKS

QËNDRONI TË LIDHUR