• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministrat Janevska dhe Andonovski në takim me Këshillin Britanik për zhvillim të aftësive digjitale tek nxënësit

Ministrat Janevska dhe Andonovski në takim me Këshillin Britanik për zhvillim të aftësive digjitale tek nxënësit

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Këshilli Britanik do të vazhdojë t'i mbështesë përpjekjet e Qeverisë për avancimin e cilësisë të sistemit kombëtar të arsimit, veçanërisht në fushën e ofrimit të arsimit cilësor të nxënësve për përvetësimin e aftësive digjitale dhe zhvillimin e shkrim-leximit digjital.

Siç informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kjo u konfirmua në takimin e sotëm të ministres së Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska dhe ministrit të Transformimit Digjital Stefan Andonovski me drejtoren e Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor, Kler Siars dhe Olga Borodankova nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, ku u prezantuan rezultatet e programit të deritanishëm të realizuat "Shkollat në shkullin 21" me mbështetje financiare nga Qeveria Britanike.

"Të dyja palët dakordohen se të rinjtë duhet të përgatiten për menaxhim të mirë të teknologjive të reja digjitale, për të menduar në mënyrë kreative dhe kritike ndërsa pikërisht programi 'Shkollat e shekullit 21' është programi i cili jep kontribut të rëndësishëm në arritjen e këtij qëllimi. Janevska dhe Andonovski njoftuan se politikat e Qeverisë së re janë harmonizuar me Planin e Veprimit Digjital të BE-së ndërsa prioritetet kyçe në periudhën e ardhshme do të jenë përmirësimi i aftësive digjitale te të rinjtë. Në këtë drejtim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të angazhohet në avancimin e programeve mësimore me përmbajtje që inkurajojnë shkrim-leximin digjital dhe aftësitë e të rinjve për të aplikuar teknologjinë bashkëkohore për të krijuar zgjidhje për sfidat personale apo shoqërore", informon MASH. fc/

Fotografia: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR