• e premte, 08 nëntor 2024

Ministrat e rajonit, të bashkuar: "Aksion i gjelbër" rajonal për mbështetje të përbashkët dhe ripërtëritje të pyjeve

Ministrat e rajonit, të bashkuar:

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Në kuadër të konferencës së parë ministrore për pylltari "Praktikat më dhe përvojat të mira në ripërtëritjen e pyjeve" që u mbajt sot në Shkup e dërgoi porosinë se është i domosdoshëm "aksion i gjelbër" rajonal për mbrojtje të përbashkët dhe ripërtëritje të pyjeve.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski me kolegët e tij, ministrat e bujqësisë të Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Bullgarisë, ndanë përvoja dhe biseduan për përforcimin e bashkëpunimit dhe kapacitetit nacional të vendeve nga rjaoni në pjesën e pylltarisë.

"Qëllimi themelor i kësaj konference ishte mu në atë drejtim, bashkarisht ta përforcojmë rolin e sektorit pyjor, duke e përforcuar kontributin e tij në ekonominë nacionale përmes monitorimit të përmirësuar dhe ripërtëritjes planore të pyjeve, si dhe përforcim të zhvillimit rural, duke i promovuar bukuritë pyjore për të gjithë. Pyjet janë pasuri natyrore e secilit vend dhe mu për këtë arsye kjo konferencë ministrore ofron mundësi për vendosje të qëllimeve të qarta për aksion të përbashkët në ruajtjen dhe ripërtëritjen e pyjeve", tha ministri Nikollovski në fjalimin e vet.

Ai theksoi se të gjitha shtetet e rajonit kanë obligim të përbashkët t'i ruajnë, zhvillojnë dhe ripërtërijnë pyjet, duke krijuar të ardhme të gjelbër dhe të shëndoshë për të gjithë qytetarët.

"'Tranzicioni i gjelbër' është një prej pesë prioriteteve të ministrisë dhe Qeverisë së RMV-së. Pyjëzimi paraqet një prej veglave kryesore në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Në atë drejtim, si shtete, do të duhej të përgjigjemi përmes pyjëzimit dhe kultivimit të kulturave adekuate pyjore, duke e përmirësuar përbërjen e pyjeve me lloje autoktone të drunjve, rezistues ndaj ndryshimeve klimatike. Përforcim i masave për mbrojtje të pyjeve nga zjarret dhe përmirësim i gatishmërisë gjatë shuarjes së tyre. Vendosje e mbikëqyrjes së përhershme të të gjitha pyjeve, posaçërisht të pyjeve më të ndjeshme dhe më të vlefshme", tha Nikollovski.

Zëvendëskryeministri për sistem ekonomik dhe ministër i Bujqsëisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Malit të Zi, Vlladimir Jokoviq e theksoi trashëgiminë e pasur pyjore të Malit të Zi dhe përpjekjet për ruajtje të pyjeve.

Ai në paraqitjen e tij informoi për reformat rrjedhëse për menaxhim të qëndrueshëm me pyjet shtetërore, duke i cekur prioritetet siç janë rezistenca, zhvillimi rural, konkurrenca e industrisë së drurit, zhvillimi profesionit pyjor, ripërtëritja e sipërfaqeve të kapluara nga zjarri dhe adaptimi i ndryshimeve klimatike. Jokoviq, gjithashtu, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për menaxhim me pyjet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural të Shqipërisë, Anila Denaj tha se efektet negative nga ndryshimet kliamtike ndaj pyjeve janë realitet edhe në Shqipëri. Me mbështetje të Bankës botërore, Shqipëria për herë të parë vendosë Platformë digjitale për bujqësi klimatike-të mençur, me qëllim që t'i kahëzojë bujqit drejt praktikave më të qëndrueshme bujqësore, investon në modernizim të ujitjes dhe integrim të burimeve ripërtëritëse të energjisë për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Sipas Faton Pecit, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, me rëndësi është bashkëpunimi rajonal.

"Qeveria e Kosovës punon aktivisht në mbrojtjen dhe ripërtëritjen e pyjeve, përmes ndryshimeve ligjore dhe projekteve të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë, mes të cilëve Komisioni evropian, SHBA-ja, FAO, Japonia, Suedia dhe Gjermania, qëllimi themelor i të cilit është menaxhimi i përmirësuar me pyjet, preventiva nga vërshimet dhe avancimi me rrezik nga zjarret pyjore dhe katastrofa të tjera natyerore", informoi Peci.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe ushqimit i Bullgarisë, Mirosllav Marinov e theksoi përkushtimin e Bullgsrisë ndaj pyjëzimit, si mënyrë për përballje me degradimin dhe erozionin e truallit dhe njëkohësisht ruajtjen e cilësisë së tokës dhe bilancit ujor. Aio potencoi se 30 për qind e përpjekjeve të Bullgarisë për pyjëzim fokusohen në masa anti-erozive dhe të prodhimit të automatizuar kontejnerik të findaneve me mbështetjes financiare nga BE-ja.

Prezantim në kuadër të konferencës ministrore pati edhe Keniçi Shono, oficer për pylltari pranë FAO-s, i cili e konfirmoi përkushtimin e FAO-s për mbështetje të vendeve në menaxhim të qëndrueshëm me resurset natyrore për avancim të mjedisit jetësor.

Në konferencën e parë ministrore për pylltari "Praktikat dhe përvojat më të mira në ripërtëritjen e pyjeve" morën pjesë ekspertë akademik nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia dhe BeH. Ata mbajtën prezantime në disa tema kyçe, përfshirë praktikat më të mira në ripërtëritjen e pyjeve, sfidat në pyjëzim. Ndanë përvoja tër eja shkencore për prodhim të materialit faror nga llojet pyjore, strategji për pyjëzim të terreneve të zhveshura, hidro-mbjellje si mënyrë për rikultivim të tokës sëd egraduar dhe rajoneve të erozuara, si dhe prodhimtari të bio-masës.

"Praktikat e ndara nga konferenca e sotme ministrore për pylltari kontribuojnë drejt zhvillimit akoma më të madh të pyjeve, të ardhmes më të gjelbër dhe të shëndoshë të vendeve nga Ballkani Perëndimor", theksojnë nga MBPEU. ab/

foto: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR