• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë nënshkruar Letër të qëllimeve për vendosjen e korridorit të harmonizuar për mobilitet ushtarak për nevojat e NATO-s

Ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë  kanë nënshkruar Letër të qëllimeve për vendosjen e korridorit të harmonizuar për mobilitet ushtarak për nevojat e NATO-s

Shkup, 11 korrik m2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski së bashku me kolegët nga italia, Shqipëria dhe Bullgaria, Guido Kroseto, Niko Peleshi dhe Atanas Zaprijanov, dje në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington kanë nënshkruar Letër të Qëllimit për vendosjen e korridorit të harmonizuar për mobilitet ushtarak në kuadër të Korridorit panevropian VIII, për nevojat e Aleancës.

Kjo, siç kumtojnë nga MM, është dokumenti i parë ndërkombëtar, i nënshkruar nga ana e Qeverisë së re.

Qëllimi i kësaj iniciative është të mundësohet rrjedhje më e shpejtë e forcave ushtarake dhe pajisjes së Aleancës përmes thjeshtëzimit të procedurave për vendkalimin kufitar, posaçërisht në kushte të krizës.

Me nënshkrimin e Letrës së qëllimeve po ndërmerrem hapa, të cilat në mënyrë të konsiderueshme do ta rrisin efikasitetin e logjistikës ushtarake dhe operacioneve, në rast të nevojës. Po ashtu, projekti do të kontribuojë për avancimin e koordinimit mes vendeve nënshkruese, si dhe infrastrukturën përgjatë Korridorit, e me çka do të mundësohet edhe qasje më e lehtë drejt poligonit ushtarak Krivollak.

Korridori do të shtrihet nga Italia, përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë, deri te Bullgaria, me mundësi për zgjerim.

Kjo iniciativë është kontribut praktik drejt përpjekjeve të Aleancës për përforcimin e përgjigjes dhe mbrojtjes së tërë territorit, kontribut për përforcimin e mobilitetit ushtarak në Evropë, si dhe ndaj përforcimit të bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së, thuhet në kumtesën e MM-së. bsh/

Foto: MM

QËNDRONI TË LIDHUR