• e martë, 24 dhjetor 2024

Minçevi mbajti fjalim në seancën e tretë të Këshillit për koordinim dhe monitorim të procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2024-2026

Minçevi mbajti fjalim në seancën e tretë të Këshillit për koordinim dhe monitorim të procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2024-2026

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot mbajti fjalim në seancën e tretë të Këshillit për koordimin dhe monitorim të procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur për periudhën 2024-2026, njoftojnë nga Ministria.  

Në fjalimin përshëndetës, ministri theksoi rëndësinë e Partneritetit për qeverisje të hapur si iniciativë strategjike për modernizimin e administratës publike dhe për ofrimin e Qeverisë më efikase, transparente dhe llogaridhënëse, e cila është në shërbim të qytetarëve.

"Iniciativa për qeverisje të hapur ka domethënie globale dhe është hap kyç në promovimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve. Përmes përfshirjes së institucioneve publike, shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara, ne kemi krijuar një platformë për pjesëmarrje aktive dhe dialog", theksoi ministri Minçev. 

Ai shtoi se Ministria e Administratës Publike, si institucion udhëheqës në këtë iniciativë, do të vazhdojë të sigurojë të gjitha burimet e nevojshme dhe koordinim për implementimin e suksesshëm të angazhimeve nga Plani Kombëtar i Veprimit për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2024-2026. 

Ministri e theksoi rëndësinë e inovacionit dhe kreativitetit në krijimin e ideve të reja për planet e ardhshme, duke theksuar se çdo kontribut i anëtarëve të Këshillit është vendimtar për zhvillimin e politikave që do të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme.

"Së bashku, përmes bashkëpunimit dhe vetëdijesimit, do të vazhdojmë të ndërtojmë administratë publike më të hapur dhe efikase që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve", theksoi ministri Minçev, duke shprehur mirënjohje për anëtarët e Këshillit për përkushtimin e tyre. qa/

Foto: Ministria e Administratës Publike  

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR