• e diel, 06 tetor 2024

Minçev u takua me ekspertin nga SIGMA Sisternas

Minçev u takua me ekspertin nga SIGMA Sisternas

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot zhvilloi takim me ekspertin nga SIGMA (iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Evropian) Havier Sisternas, i cili është përgjegjës për zbatimin dhe mbështetjen e reformave në administratën publike.

Në takim, siç informon Ministria e Administratës Publike, u shqyrtuan aktivitetet aktuale të Ministrisë dikasteriale, si dhe përparimi i misionit vlerësues të SIGMA-s në vendin tonë.

 

Eksperti i SIGMA-s Sisternas theksoi se do të mbështesin procesin e përgatitjes së propozim ligjeve, të cilat Ministria e Administratës Publike i ka tërhequr nga procedura kuvendore.

Ministri Minçev theksoi se Ministria, si koordinatore e procesit të reformës së administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë të sigurojë mbështetje të plotë për misionin e SIGMA-s.  Ai gjithashtu informoi për aktivitetet aktuale të ministrisë së re dhe përparimin në miratimin e rregullativës së nevojshme ligjore në pajtim me Strategjisë për Reforma të Administratës Publike (2023-2030) dhe Planit aksional (2023-2026).

Foto: Ministria e Administratës Publike

QËNDRONI TË LIDHUR