• e shtunë, 23 nëntor 2024

Minçev për heqjen e "balancuesit": Ministria nuk hyn në përmbajtjen e vendimeve, por të njejtat i zbaton

Minçev për heqjen e

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Administratës publike, Goran Minçev sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me heqjen e "balancuesit" nga ana e Gjykatës kushtetuese, porositi se Ministria nuk hyn në përmbajtjen e vendimeve, por të njejta i zbaton. Ai potencoi se koalicioni qeveritar ka kapacitet politik të fillojë me dialog në mënyrë që të gjendet zgjidhje adekuate e cila do të ishte në pajtim me kushtetutën, por është i mendimit se nuk duhet të shpejtohet, por të hapet debat i gjerë dhe publik.

Sipas Minçevit, përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është kategori shumë e rëndësishme kushtetuese. Por, mbetet në qëndrimin se nuk duhet të përshpejtohet me përmbajtjen e zgjidhjes së re të mundshme.

Duke e komentuar konferencën e djeshme për shtyp të BDI-së, theksoi se kjo parti politike duhet të merret me reforma, por reformat të mos i kahëzojnë drejt administratës publike, por drejt vetes.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Halil Snopçes nga koalicioni "VLEN" se tashmë kanë përgatitur draft version të Ligjit të ri për përkatësi etnike i cili do t'i dërgohet Kuvendit, Minçev tha se nuk dëshiron të komentojë përmbajtje të cilën nuk e ka parë. Por, prësëriti se nuk dëshiron zgjidhje të përshpejtuara.

"Nuk do të doja të komentoj përmbajtje të cilën nik e kam parë. Parimisht, nuk jam për zgjidhje të përshpejtuara. Ndryshimet të cilat duhet t'i referohen përfaqësimit të drejtë të përkatësisë etnike kanë të bëjnë me dy ligje/ të cilat janë në kompetenca të Ministrisë së Administratës Publike. Ideja për nënshkrim të deklaratës në noter për ndjenjë të përkatësisë etnike apo nacionale, për mua është ofenduese. Është mirë të qetësohen tensionimet, me kokë të ftohura, të hapet debat i gjerë në opinion, të përfshihen edhe ekspertët të cilët janë në suaza të reformave të administratës publike, të përfshihet komuniteti akademik, me qëllim që të gjendet zgjidhje afatgjate, përmbajtësore, adekuate e cila do të jetë në kaudër të Kushtetutës", tha Minçev.

Gjykata kushtetuese dje në mbledhje solli vendim për shfuqizim të "balancuesit" - mekanizëm për punësim sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore. Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski arsyetoi se vendimi i gjykatës është sjellë me shumicë të votave dhe nuk do të vlejë në mënyrë retroaktive. Manipulime, i quajti, pohimet se Gjykata kushtetuese ka shfuqizuar të drejta të bashkësive. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR