• e diel, 29 dhjetor 2024

Minçev: Menaxhimi me cilësi është kyçe për administratë publike moderne dhe përgjegjëse

Minçev: Menaxhimi me cilësi është kyçe për administratë publike moderne dhe përgjegjëse

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot foli në takimin inicues të Trupit koordinues për menaxhim me cilësi, ku morën pjesë përfaqësues nga SIGMA, instituti evropian për administratë publike (EIPA), Shkolla rajonale për administratë publike (RESPA), si dhe anëtarë të Trupit koordinues.

Siç informojnë nga Minsitria e Administratës Publike, Minçev e ceki rëndësinë e menaxhimit me cilësi si themel për adminsitratë publike bashkëkohore, efikase dhe prëgjegjëse. Ai theksoi se vendosja e sistemeve për menaxhim me cilësi, siç janë CAF dhe ISSO, hapë mundësi të reja për prëforcim të kapaciteteve institucionale, vendosje të qëllimeve dhe vizioneve të qarta, si dhe për përmirësim të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Ministri e shprehi shqetësimin e tij për realizimin e ulët të aktiviteteve të parapara në Planin nacional për periudhën 2023-2025 dhe Strategjisë për reformë të administratës publike 2023-2030. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Trupit koordinues për qasje serioze dhe pjesëmarrje aktive në implementimin e tyre.

"Vetëm përmes punës së përbashkët të të gjitha institucioneve publike mund ta transformojmë sektorin publik he ta rrisim besimin e qytetarëve në isntitucione", theksoi Minçev.

Në fund, ai i inkurajoi të pranishmit të vazhdojnë me përkushtim dhe ta mbështesin Trupin koordinues si shtyllë e përpjekjeve për përmirësim të cilësisë në sektorin publik.

Siç theksuan nga Ministria, takimi ishte vlerësuar si hap i rëndësishëm në vendosjen e bazës për kapitull të ri në menaxhimin e cilësisë në sektorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. ab/

Foto: Ministria e Administratës Publike

QËNDRONI TË LIDHUR