• e martë, 24 dhjetor 2024

Milloshoski: Do të ishte mirë në Sofje të ketë një qeveri të qëndrueshme që të mundet të bisedohet në mënyrë të barabartë

Milloshoski: Do të ishte mirë në Sofje të ketë një qeveri të qëndrueshme që të mundet të bisedohet në mënyrë të barabartë

 Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Do të ishte mirë në Sofje të ketë një qeveri të qëndrueshme që të mundet të bisedohet në mënyrë të barabartë, deklaroi sonte nënkryetari i Kuvendit dhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së, Antonijo Millososki. 

"Ka zgjatur shumë kjo dramë politike në Bullgari  dhe në këto zgjedhje nuk ka fitues bindës, por fragmentim shtesë. Kjo situatë do të jetë edhe më e komplikuar, sepse në përbërjen e Kuvendit të ri në Bullgari hyjnë tri parti politike të djathta radikale, gjegjësisht antievropiane", theksoi Milloshoski në Ditarin qendror në TV Sitel në "Tema e ditës". 

Maqedonisë, potencoi  ai, për negociata të mëtejshme me Bullgarinë i përshtatet një qeveri e qëndrueshme me dy parti

"Pengesat me përparimin e Maqedonisë do t'i lidhja me fragmentim të drejtpërdrejtë në Bullgari. Problemi në Maqedoni ndodhi në momentin kur në Bullgari kishte qeveri të qëndrueshme, por fatkeqësisht, qeveria e mëparshme në Maqedoni pranoi kushte me të cilat krijoi pengesë për të gjitha qeveritë e ardhshme në Maqedoni. Prandaj konsideroj se nënshkrimi i atij protokolli të dytë të famshëm nga ana e ish-ministrit Bujar Osmani së bashku me Kovaçevskin, Mariçiqin dhe grupin tjetër të udhëheqësve të politikës së jashtme kur e bënë problemin më të madh kur lejuan Maqedonia të hyjë në labirintin e bilateralizimit të çështjeve historike. si pengesë në rrugën drejt BE-së", tha Milloshoski. 

 Ai theksoi se plani i Maqedonisë tingëllon logjik dhe has në mirëkuptim te një pjesë e madhe e bashkëbiseduesve në BE.

Sipas meje, ajo që u mor si mesazh nga vizitat e delegacionit qeveritar në Berlin është se megjithatë plani maqedonas tingëllon logjik, ka argument dhe i njëjti has në mirëkuptim nga shumica e bashkëbiseduesve në kuadër të BE-së, por duhet të theksohet se për të njëjtën duhet të japë pëlqim edhe Sofja zyrtare, prandaj do të ishte mirë që në Sofje të ketë një qeveri të q[ndrueshme që të mund të bisedohet në mënyrë të barabartë", theksoi Milloshoski. 

 Duke folur për BDI-në, deputeti tha se Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE po përballet me pasojat që la qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së, ndër të cilat është deficiti të madh buxhetor dhe besimi i rënë i qytetarëve në institucionet e sistemit.

Por, nga ana tjetër ndërkaq,  thotë Milloshoski, BDI-ja vështirë po përballet me pozitën në opozitë dhe konsideron se kryetari i tyre, padyshim, në përpjekje për të tërhequr vëmendje edhe te qeveria aktuale ashtu edhe te bashkësisë ndërkombëtare hap tema në mënyrë manipulative. që nuk korrespondojnë me realitetin. 

 Lidhur me letrën që sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ia ka dërguar kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, Milloshoski thotë se vet përgënjeshtrohet sepse ai personalisht para disa vitesh ka konfirmuar se Marrëveshja e Ohrit është punë e përfunduar dhe e ka riemërtuar partinë të gjelbër.

Konsideron se letra e këtillë e tij, siç thotë, është patetike dhe është një përpjekje e dëshpëruar për të tërhequr vëmendje tek vetja si një faktor i caktuar nga i cili varet stabiliteti apo jostabiliteti i shtetit.

"Por ato kohëra kanë kaluar dhe më së miri është që BDI t'u kushtojë vëmendje reformave të brendshme partiake", tha Milloshoski. 

Ali Ahmeti, shtoi ai, ka obligim që ta reformojë partinë e tij nga korrupsioni i lartë. 

 Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR