• e enjte, 26 dhjetor 2024

Milloshoski: Qeveria duhet të dalë me zgjidhje për modelin elektoral me një njësi zgjedhore

Milloshoski: Qeveria duhet të dalë me zgjidhje për modelin elektoral me një njësi zgjedhore

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, sot tha se pranojnë modelin zgjedhor me një njësi zgjedhore dhe i bëri thirrje Qeverisë që të gjejë një zgjidhje, pas së cilës paralajmëroi se partia opozitare  do të përfshihet në tekstin përfundimtar të kodit zgjedhor.

"Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka shtatë vite që manipulon publikun dhe partitë më të vogla politike për të ndryshuar modelin në një njësi zgjedhore si model zgjedhor më demokratik. Manipulimi i dytë ishte se VMRO-DPMNE donte të parandalonte një ndryshim të tillë në modelin zgjedhor. Ne kemi thënë para dy vitesh se VMRO-DPMNE pranon një model zgjedhor me një njësi zgjedhore dhe se kjo do të sjellë barazi të votave në çdo komunë dhe në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të dalë me një zgjidhje të tillë", tha ai në pyetjen e gazetarëve.

Nëse pushteti del me vendim për një njësi zgjedhore, atëherë, siç plotësoi, ato do të përfshihen dhe do ta japin kontributin e tyre në konfirmimin e tekstit përfundimtar të Kodit Zgjedhor.

"Nëse pushteti nuk është i gatshëm për ndryshime thelbësore për demokratizim më të madh të modelit zgjedhor, ndërsa ndryshimet kanë të bëjnë vetëm me disa vërejtje teknike, të rëndësishme por megjithatë teknike të dhëna nga OSBE dhe ODIHR i mbështesim, nuk kemi asgjë kundër, por ne nuk do të merrnim pjesë në atë proces vetëm për t'i dhënë legjitimitet politik pa pasur një përmirësim të konsiderueshëm të modelit zgjedhor", tha Milloshoski.

Nesër do të mbahet seancë konstituive e grupit të punës për reformat zgjedhore  të formuara nga Ministria e Drejtësisë, e cila do të duhet t'i zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa paralelisht të punojë edhe në Kod të ri zgjedhor.

Kryetari i grupit të punës dhe ish kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Novakovski për MIA-n tha se prioritetet duhet t'i konfirmojnë të gjithë së bashku.

"Ne të gjithë do të duhet të përcaktojmë prioritetet së bashku. Unë vetëm do ta udhëheq atë grup pune,  mendoj të punohet në mënyrë transparente, për të arritur  harmonizime të caktuara, së pari me vërejtjet e OSBE/ODIHR, të cilat u tërhoqën nëpër disa cikle zgjedhore dhe janë shumë të njëjta, por gjithsesi nuk ndërmerren në kohë ndryshimet që të harmonizohen. Gjithashtu atje ka edhe një vërejtje në të cilën kërkohet  të mendohet  dhe të bëhet  një kod i ri zgjedhor", thotë Novakovski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR