Milloshoski, Mitrevski dhe Bendevska kandidatë për nënkryetarë të Kuvendit, shtatë ish-deputetë morën apanazh
- Deputetët Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Jovan Mitrevski nga LSDM dhe Vesna Bendevska nga ZNAM janë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët sot i ka përcaktuar Komisioni për çështje për zgjedhje dhe emërime.
Shkup, 14 qershor 2024 (MIA) – Deputetët Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Jovan Mitrevski nga LSDM dhe Vesna Bendevska nga ZNAM janë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët sot i ka përcaktuar Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Komisioni në seancën e sotme me një votë kundër miratoi vendimin për marrjen e apanazhit të ish-deputetëve Arben Ziberi, Latife Shikovska, Enes Ibraim, Snezhana Kalevska Vançevska, Bastri Bajrami, Vjollca Ademi dhe Bedri Fazli.
Është pranuar edhe kërkesa për realizimin e kompensimit gjatë largimit në pension nga ish-deputetët Kole Çarakçiev, Stojan Milanov dhe Panço Minov.
Komisioni ka miratuar edhe kërkesën për realizimin e pagës pas ndërprerjes së pozitës së anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të anëtarit Arben Isaku.
Me shumicë votash sot u përcaktua edhe Propozim – vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nën pikën të ndryshme, kryetari i Komisionit, deputeti Gjorgija Sajkoski nga VMRO-DPMNE, i njoftoi deputetët se ka nënshkruar vendime për paga për deputetët aktualë mandati i të cilëve është verifikuar nga Kuvendi, për koordinatorët e grupeve parlamentare, për kryetarët e zgjedhur të trupave punuese, për kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, si dhe për ish kryetaren e Gjykatës, Dobrila Kacarska. ls/
foto: Arkivi i MIA-s