• e enjte, 26 dhjetor 2024

Milloshoski: BDI po i privatizon lojërat e fatit

Milloshoski: BDI po i privatizon lojërat e fatit

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonijo Milloshoski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se grupi i tyre i deputetëve do të votojë kundër Ligjit për lojërat e fatit, sepse, siç tha, po keqpërdoret flamuri evropian dhe po bëhet privatizim i lojërave të fatit nga ana e BDI-së.

"Ne do të jemi kundër Ligjit për lojërat e fatit, sepse po bëhet hyrje në sistem, fillimisht keqpërdorim i flamurit evropian, ndërkaq së dyti, privatizim i lojërave të fatit përmes partneritetit publiko-privat i cili tashmë ka filluar dhe funksionon paligjshëm mes zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, të punësuar në kabinetin e tij dhe persona kundërthënës nga Bullgaria fqinje. Do të doja sot ta them qëndrimin e Grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së edhe për një keqpërdorim të flamurit evropian për Ligjin i cili nuk ka lidhje me rregulaltivën evropiane, ndërkaq ka tëbëjë me vendimet e nënshkruara të Artan grubit për lotaritë e tij ku partnerë kryesorë janë të punësuarit në Kabientin e Artan Grubit, partisë politike BDI dhe persona kundërthënës nga Bullgaria fqinje, siç është Vasil Bozhkov - Çerepi, kompanitë e të cilit ndodhen në listën e zezë të SHBA-së", tha Milloshoski.

Ai potencoi se gjatë vitit të kaluar janë nënshkruar katër vendime, të paligjshme, nga ana e zëvendëskryeministrit Artan Grubi, tre për lotari onlajn dhe një për videolotari.

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR