• e enjte, 26 dhjetor 2024

Millatoviq nikoqir i liderëve rajonal në Samitin e PBEJL-së në Podgoricë

Millatoviq nikoqir i liderëve rajonal në Samitin e PBEJL-së në Podgoricë

Podgoricë, 27 qershor 2023 (MIA)- Në Podgoricë sot do të mbahet Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) me të cilën do të përmbyllet kryesimi malazez më këtë iniciativë rajonale.

Në Samitin, nikoqir i së cilës është presidenti malazez, Jakov Millatoviq do të miratohet deklaratë e përbashkët, miratuar në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në Budva në fillim të qershorit, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të anëtarëve të PBEJL-së.

Siç kumtuan nga zyra e Millatoviqit, në Samit do të marrin pjesë presidentët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bullgarisë dhe Shqipërisë, Stevo Pendarovski, Vjosa Osmani, Rumen Radev dhe Bajram Begaj.

Në Samit do të marrin pjesë edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, zëvendëskryeministri i Moldavisë Oleg Serebrian, shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan.

Në Samit do të jenë edhe komisari evropian për zgjerim Oliver Varheji, sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal Majlinda Bregu dhe përfaqësues të Shërbimit evropian për punë të jashtme të Rumanisë, Greqisë dhe Sllovenisë.

Para Samitit të sotëm, nikoqiri Millatoviq organizoi një darkë solemne për pjesëmarrësit në këtë aktivitet.

PBEJL është kornizë rajonale për bashkëpunim i formuar në qershor të vitit 1996, me qëllim avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Evropës Juglindore.

Anëtare të PBEJL-së janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Greqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Kosova.

Trupi ekzekutiv i PBEJL-së - Këshilli rajonal për bashkëpunim (RCC), përfshin 46 vende, organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare.

Më 1 korrik, Maqedonia e Veriut merr kryesimin e PBEJ-së nga Mali i Zi.

Foto: Pres shërbimi i presidentit të Malit të Zi

 

QËNDRONI TË LIDHUR