• e enjte, 26 dhjetor 2024

Millanoviq: Dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia nuk kontribuon në përforcimin dhe ruajtjen e nivelit të marrëdhënieve

Millanoviq: Dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia nuk kontribuon në përforcimin dhe ruajtjen e nivelit të marrëdhënieve

Shkup, 22 nëntor 2023 (MIA) - Dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia nuk është masë produktive dhe nuk kontribuon në forcimin dhe ruajtjen e nivelit të marrëdhënieve, thotë presidenti i Kroacisë, Zoran Milovanoviq.

I pyetur për dëbimin e diplomatit kroat dhe nëse ai vërtet ka spiunuar apo ka lidhje me zgjedhjet në Serbi, Milanoviq ka thënë se i vjen shumë keq për këtë, por se duhet pyetur autoritetet në Serbi.

"Më vjen shumë keq për këtë, por Kroacia ka mundur të reagojë vetëm me të njëjtën masë reciproke, ndaj diplomatit serb në Zagreb. Çfarë po bënte diplomati kroat? Ai supozon se, si të gjithë diplomatët kroatë, ai e bëri punën e tij. Kjo nuk është një masë produktive, nuk kontribuon në forcimin dhe ruajtjen e nivelit të marrëdhënieve, i cili nuk është në nivel aq të lartë, dhe ato mund të jenë në një nivel më të lartë", tha Milanoviq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit joformal të liderëve të NATO-s nga rajoni.

Në këtë kontekst, Milanoviq theksoi se ishte shumë i përmbajtur sa i përket reagimit të nevojshëm ndaj Beogradit dhe vendosjes së sanksioneve pas incidentit në veri të Kosovës një muaj e më parë.

"Sepse kam qenë i sinqertë dhe mendoj se sanksionet si instrument i politikës së jashtme kanë dështuar, por nuk e kam bërë për të liruar Kroacinë nga çdo përgjegjësi për disa sjellje të paligjshme. E bëra për bindje personale, pa pritur asgjë në këmbim. Por pajtohem me ju se në Serbi ka zgjedhje të vazhdueshme... Është mirë përderisa ka zgjedhje", tha Milanoviq. sa/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR