• e enjte, 26 dhjetor 2024

Milikije Halimi drejtoreshë e re e SHA Aeroporte

Milikije Halimi drejtoreshë e re e SHA Aeroporte

Shkup, 28 tetor 2023 (MIA) - Ish kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi u bë drejtoreshë e përgjithshme e SHA Aeroporte në Maqedoninë e Veriut në pronë shtetërore. Ajo në këtë funksion u emërua të mërkurën me vendim të Këshillit mbikëqyrës të ndërmarrjes.

Halimi do të menaxhojë me dy aeroportet, atë të Shkupit dhe të Ohrit në atë pjesë që nuk është në koncesion të TAV-it, si dhe me aeroportet sportive.

Paraprakisht, me SHA Aeroportet ka udhëhequr Trajçe Angelovski.

Milikije Halimi në profilin e saj në Fejsbuk paralajmëroi se fokus do të vendos në rritjen e cilësisë së shërbimeve për të gjithë shfrytëzuesit, si dhe rritje të efikasitetit në punën e institucionit në përgjithësi. bsh/

Foto: MIa arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR