• e premte, 27 dhjetor 2024

Miliet: Shërbimet turke të sigurisë parandaluan një sulm të madh terrorist në Stamboll

Miliet: Shërbimet turke të sigurisë parandaluan një sulm të madh terrorist në Stamboll

Stamboll, 23 qershor 2023 (MIA) - Shërbimet turke të sigurisë parandaluan një sulm të madh terrorist në Stamboll, shkruan gazeta "Miliet".

Sipas shkrimeve të mediave turke, në sulm është dashur të marrë pjesë një shtetas i huaj, i cili është arrestuar dhe i cili sipas informacioneve të deritanishme është i dyshuari kryesor.

I huaji u arrestua në Stamboll, në lagjen Bahçelievler.

Për momentin, shërbimet nuk e bëjnë të ditur kombësinë e tij.

Të dyshuarit iu gjetën dy armë të paregjistruara dhe një mjet shpërthyes. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR