• e martë, 26 nëntor 2024

Milazim Mustafa kërkon shkarkimin e kryetares së Supremes, mbrojtja e Ademit kërkon ndërprerjen e procedurës

Milazim Mustafa kërkon shkarkimin e kryetares së Supremes, mbrojtja e Ademit kërkon ndërprerjen e procedurës

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor do të vendosë në mënyrë shtesë për iniciativën për procedurën disiplinore për kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Në seancën publike, Këshilli gjyqësor sot ka mbajtur debat për iniciativën e paraqitur nga anëtari i Këshillit, Milazim Mustafa.

Komisioni i cili e ka shqyrtuar iniciativën duhet në afat prej 15 ditëve që të përgatit raportin për gjendjen reale dhe t'ua dorëzojë të gjithë anëtarëve të Këshillit gjyqësor, pas së cilës Këshilli do të diskutojë dhe do të vendosë në seancë.

Në debatin për dy pikat e iniciativës për mosparaqitjen e Ademit në seancat e Këshillit gjyqësor pa ofruar prova adekuate, si dhe intervistës në të cilën ajo flet për presione politike, është theksuar se me mospjesëmarrjen në seancat e Këshillit gjyqësor ajo tregoi sjellje të pakulturuar profesionale dhe ligjore për institucionet brenda sistemit të drejtësisë. Sipas Ademit, përsëri të gjitha zhvillimet në Këshillin gjyqësor kanë qenë demotivuese nga aspekti profesional.

Në debatin i cili është mbajtur në prezencë të një numri të madh të mediave dhe publikut profesional, aplikuesve të kërkesave, anëtari i Këshillit gjyqësor Milazim Mustafa është prononcuar për pretendimet në kërkesën dhe ka sqaruar dy pikat për përcaktimin e përgjegjësisë së Ademit. Mbi këto akuza është përgjigjur mbrojtja e Ademit dhe i ka vlerësuar si të pabaza. Më pas u prezantuan provat dhe u dhanë fjalët përmbyllëse pas së cilës Këshilli do të vendosë për iniciativën në seancën shtesë. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR