• e enjte, 18 korrik 2024

Milatoviq: Nevojiten mjete të mëdha që të plotësohen standardet për mjedisin jetësor

Milatoviq: Nevojiten mjete të mëdha që të plotësohen standardet për mjedisin jetësor

Tivat, 27 prill 2023 (MIA) - Nevojiten mjete të mëdha që të plotësohen kriteret për mjedis jetesor, para anëtarësimit në BE, porositi presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para mediave nga Ballkani Perëndimor.

"Në atë kuptim, pozita e Malit të Zi, e supozoj edhe e vendeve tjera nga Ballkani Perëndimor është se gjatë negociimit me BE-në do të kërkohen, që disa prej atyre sfidave edhe të zgjidhen, duke i shfrytëzuar fondet e BE-së, por edhe ndihmën që vjen nga BE-ja", thotë Milatoviq.

Ai tha se koordinimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është një nga mënyrat e zgjidhjes së problemeve në pjesën e mjedisit tjetësor.

"Absolutisht vlerësoj se gjatë periudhës së ardhshme, ky koordinim dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në mënyrë shtesë duhet të vendosen mes temave", thotë Milatoviq.

Presidenti i Malit të Zi para gazetarëve të Ballkanit Perëndimor u përgjigj edhe për ngjarjet aktuale politike në vendin e tij dhe Zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai tha se vendi i tij gjendet në proces të demokratizimit të bashkësisë, e për të janë të rëndësishme sjellja etike dhe uniteti. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR