• e enjte, 26 dhjetor 2024

Milanoviq: Nuk do të jem president edhe për shumë kohë, do të jem kryeministër i Kroacisë

Milanoviq: Nuk do të jem president edhe për shumë kohë, do të jem kryeministër i Kroacisë

Zagreb, 1 prill 2024 (MIA) - Presidenti kroat Zoran Milanoviq sot deklaroi se Kroacia është anëtare besnike e NATO-s, por, ka theksuar, duhet t'i përkushtohet armatosjes së vendit.

"Rafalët" nuk do të zgjidhin asgjë, ato janë këpucë të shtrenjta, por këmba tjetër është ende në opingë", deklaroi Milanoviq në Gradec, ku po qëndron gjatë festave të Pashkëve.

Milanoviq tha se "aeroplanët janë një gjë e bukur" që HDZ-së duhet t'i shërbejnë si "mashtrim parazgjedhor", por duket se nuk do ta bëjnë.

Ai kujtoi se ka ndaluar fluturimet e aeroplanëve "Rafal" mbi Zagreb dhe se do ta bëjë këtë për sa kohë të jetë president.

“Por unë nuk do të jem president edhe për shumë kohë, do të jem kryeministër”, ka thënë Milanoviq para gazetarëve, transmeton televizioni i Zagrebit N1.

Milanoviq e kritikoi sërish Qeverinë dhe kryeministrin Andrej Plenkoviq për rrëzimin e Kushtetutës dhe shmangien e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ndryshe, portali kroat “Indeks.hr” sonte, një minutë pas mesnate, si “shaka 1 prilli” ka publikuar informacionin se Milanoviq ka dorëzuar papritur dorëheqje në Gjykatën Kushtetuese për postin e presidentit dhe se do të zëvendësohet nga themeluesi i lëvizjes "Atdheu", Miroslav Shkoro, i cili ndërkohë pushoi së angazhuari me politikë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR