• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mihail Milloshovski e ka fituar çmimin e parë për "Kreativitet dhe etikë gazetareske" e SHGM-së

Mihail Milloshovski e ka fituar çmimin e parë për

Shkup, 11 qershor 204 (MIA) - Gazetari Mihail Milloshevski nga 360 Gradë me temë "Klubi bullgar në Kosovë që e ka hapur Jotova - nën çelës" është fitues i çmimit të parë për "Kreativitet dhe etikë gazetareske" që e ndan Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Porgramin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Çmimin e dytë këtë vit e ka fituar gazetari Ardit Ramadani për temën "Gratë në MK nuk e marrin pjesën korrekte të tyre", tradita është më e fuqishme se ligji", të publikuar në Mollëkuqja.mk.

Çmimi i tretë u është ndarë katër gazetareve. Vanja Micevska dhe Vesna Koçovska për storjen "Druarjet e paarsyeshme e kanë nxjerrë armën e luftëtarëve për vlerat tradicionale në rajon" dhe Valentina Vurmo dhe Aneta Risteska për temën "Sistemi është dorë e vazhduar e dhunës, dhunuesit po nxjerren me dënime me kusht".

Për shkak të numrit të madh të paraqitjeve, Komisioni ka vendosur këtë vit të ndajë edhe mirënjohje pr Elena Gagovska, për tekstin "Anatomia për vrasjen në Koçan", të publikuar nga prizma. Çmimet janë të përkushtuara në luftën kundër dezinformatave dhe promovimin e raportimit me ndjeshmëri gjinore, duke e nxitur përforcimin e integritetit gazetaresk. bsh/

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR