• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Gjatë miratimit të rendit të ditës, do të shihet se nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese

Mickoski: Gjatë miratimit të rendit të ditës, do të shihet se nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Në seancën e nesërme të Kuvendit nuk pres asgjë spektakolare. Që nga miratimi i rendit të ditës, shumica, respektivisht Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së do të shohë se nuk ka shumicë prej dy të tretave që ta shtyjë këtë proces. Pres që mos të ketë gjimnastikë shtesë politike dhe tema e vetme legjitime të jetë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare", deklaroi sonte lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Ai në televizionin "Sitel" tha se nesër do të kenë koordinim para fillimit të seancës, por vlerëson se Qeveria nuk do të ketë shumicë të votave që ta shtyjë këtë proces. Në seancë, siç tha, do të mbajë fjalim një nga deputetët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas Mickoskit, edhe të bëhen bullgarët pjesë e Preambulës dhe t'i marrim garancat për identitet, megjithatë, Protokolli dhe Marrëveshja bilaterale janë rrezik për pengesa shtesë në të ardhmen, respektivisht veto shtesë, intervenicionim shtesë të identitetit dhe të historisë.

"Kush na garantoln neve që nëse këtë e bëjmë se do të bëhemi vend anëtar i BE-së? Kush erdhi këtu të na thotë se na garanton? Përkundrazi, erdhën shumë veta që të na thonë se nuk na garantojnë. Turqia 40 vite negocion. Mali i Zi dhe Serbia 12 vite negociojnë", tha Mickoski.

I pyetur se çka do të bënte VMRO-DPMNE-ja nëse vjen në pushtet, Mickoski tha se do të kërkojnë garanca, me të cilat qartë dhe pa kurrfarë dyshimi institucionet evropiane do ta konfirmojnë identitetin, historinë, kulturën dhe gjuhën maqedonase. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR