• e martë, 24 dhjetor 2024

Micskoki: Pas rivotimit në NJZ 5 presim sigurim të dy të tretës së shumicës

Micskoki: Pas rivotimit në NJZ 5 presim sigurim të dy të tretës së shumicës

Dellçevë, 19 maj 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që pas rivotimit në njësinë zgjedhore 5 të sigurojë shumicë prej dy të tretash prej 62 deputetëve në Kuvend. Siç tha sot në fjalimin e tij në fshatin Razllovc të Dellçevës, ku mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të Kryengritjes së Razllovcit, kjo është një mundësi historike për shtetin.

"Duke u fokusuar te njerëzit, ne kemi vërtet, do të thosha, një mundësi historike si asnjëherë më parë, në këto më shumë se tre dekada. Kemi edhe pak për të kryer detyrën, më 22 maj do të ketë rivotim në njësinë zgjedhore 5, presim një tjetër deputet atje dhe tashmë në fjalimin tim të radhës me ju dhe popullin e Maqedonisë, nuk duhet të flas për 61, por tashmë flitet për 62 deputetë", tha Mickoski.

Objektivi tjetër, tha ai, është dy të tretat në Parlament. "Mendoj se shumë shpejt, nga fundi i javës së ardhshme, do të mund ta arrijmë atë, pasi do të ndryshohet ligji për organizimin e dikastereve në vetë Qeverinë, do të marrim një strukturë të re qeveritare, një Qeveri moderne, një Qeveri që do t'i përgjigjet nevojave të qytetarëve në Maqedoni", tha Mickoski.

Më pas, siç shtoi ai, do të fillojë një proces reformues historik, të cilin Maqedonia nuk e ka parë kurrë më parë.

Në kuadër të vizitës së tij në Razllovc, Mickoski vendosi lule para pllakës përkujtimore të Pop Stojanit, njërit prej organizatorëve të Kryengritjes së Razllovcit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR