• e shtunë, 23 nëntor 2024

Micotakis: Pres deklaratë të qartë nga kryeministri i ri se emri është Maqedoni e Veriut dhe do ta përdorë brenda dhe jashtë vendit

Micotakis: Pres deklaratë të qartë nga kryeministri i ri se emri është Maqedoni e Veriut dhe do ta përdorë brenda dhe jashtë vendit

Athinë, 28 maj 2024 (MIA) - Pres nga kryeministri i ri të japë deklaratë të qartë se e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se emri i vendit të tij është Maqedonia e Veriut dhe se atë do ta përdorë brenda dhe jashtë vendit të tij, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në intervistën e sotme për televizionin Star, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis në intervistën për edicionin qendror rë lajmeve, foli edhe për politikën e jashtme, ndërkaq i ceki edhe raportet me vendin tonë, duke thënë se Athina synon drejt marrëdhënieve të mira, por është i domosdoshëm respektimi i Marrëveshjes së Prespës.

"Pashë disa deklarata të presidentes së Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se bëri disa hapa prapa nga deklaratat fillesstare. ne synojmë drejt marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, por shumë herë kemi thënë se marrëdhëniet e mira kalojnë përmes respektimit të thelbit të Marrëveshjes që e nënshkruan të dy vendet", tha Micotakis.

E përsëriti qëndrimin se sipas tyre Marrëveshja ka "shumë probleme të cilat i shohim tani lidhur me njohjen e gjuhës dhe nacionalitetit maqedonas".

"Por, Marrëveshja  caktoi një emër për të gjithë dhe këtë fqinjët duhet ta respektojnë. Dhe pres nga kryeministri i ri, sapo ta bëjë betimin të japë deklaratë se e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se emri i vendit të tij është Maqedonia e Veriut dhe atë do ta përdorë brenda dhe jashtë vendit", tha kryeministri grek. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR