• e premte, 08 nëntor 2024

Micotakis: I paralajmërojmë fqinjët tanë verior- nuk e keni nisur mirë, ndaloni të bëni llogari pa hanxhiun

Micotakis: I paralajmërojmë fqinjët tanë verior- nuk e keni nisur mirë, ndaloni të bëni llogari pa hanxhiun

Athinë, 26 qershor 2024 (MIA) - Mesazh dhe paralajmërim për Shkupin dhe Tiranën dërgoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis në fjalimin e tij në takimin e grupit parlamentar të Demokracisë së re, duke thënë se po "bëjnë llogari pa hanxhiun", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për vendin tonë, përkatësisht, siç tha për fqinjët veriorë, Micotakis theksoi se ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe detyrimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare, kurse indirekt e kritikoi edhe SYRIZA-n opozitare.

"Lidhur me ato që edhe sot në ngjarje të ndryshme dhe konferenca vazhdojnë ta glorifikojnë marrëveshjen që ka shumë probleme, le ta shohin sjelljen aktuale të Shkupit, le t'i shohin eksperimentet e tyre problematike në sjelljen aktuale të Shkupit. Këto janë gracka për të cilat kemi paralajmëruar nga foltorja. Sikur edhe tani që i paralajmërojmë fqinjët tanë veriorë me fjalë të thjeshta dhe të qarta: Nuk e nisët mirë, duke shkelur si ligjin ndërkombëtar ashtu edhe detyrimet tuaja që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare. ndaloni së bëri llogari pa hanxhiun, tha Micotakis diçka që u pasua me duartrokitje nga deputetët e Demokracisë së Re dhe shtoi më tej se kjo vlen edhe për Shqipërinë, pas vendimit të djeshëm të gjykatës për dënimin me burg për Fredi Bellerin.

Marrëdhënieve me vendin tonë iu referua edhe ministri i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis, në intervistën për edicionin qendror të mbrëmshëm të lajmeve të televizionit qipriot "Antena", kur përsëriti qëndrimet greke.

Ai i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili të hënën në një intervistë për TV 24, duke komentuar qëndrimet e Gerapetritis, tha se “njeriu ose nuk e kupton Marrëveshjen e Prespës ose po e lexon gabim”.

"Emri i shtetit fqinj është Maqedonia e Veriut për përdorim të përgjithshëm erga omnes si brenda ashtu edhe jashtë. Është e qartë se është jashtë realitetit, jashtë logjikës dhe të së drejtës ndërkombëtare, që personat që mbajnë poste publike, në fjalën e tyre publike, të përdorin një emër tjetër nga ai që parashikon e drejta ndërkombëtare dhe Kushtetuta kombëtare. Pra, në këtë rast do të ishte mirë, sepse kjo padyshim lidhet me rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt familjes evropiane, respektimi i marrëveshjeve, respektimi i sundimit të ligjit dhe mbi të gjitha respektimi i vetë Kushtetutës së vendit, tha kreu i diplomacisë greke. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR