• e enjte, 26 dhjetor 2024

Micotakis: Duket se drama është kryesisht për shkak të gabimit tragjik njerëzor

Micotakis: Duket se drama është kryesisht për shkak të gabimit tragjik njerëzor

Athinë, 1 mars 2023 (MIA) - Duket se drama është, për fat të keq, kryesisht për shkak të gabimit tragjik njerëzor, tha, mes tjerash, kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, në deklaratën e tij pas kthimit nga vendi i aksidentit hekurudhor në të cilin jetën e humbën 38 persona. 

"Në spitalin e Larisës takova familjarët e viktimave dhe të zhdukurve. Me dhimbjen e tyre të patregueshme, me dinjitet, më pyetën “Pse?”. Dhe më thanë "kurrë më". Ne u kemi borxh atyre një përgjigje të sinqertë", theksoi Micotakis.

Kryeministri grek njoftoi se pas dorëheqjes së ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, në këtë post vjen ministri aktual shtetëror, Jorgos Gerapetritis, si ministër i përkohshëm, deri në zgjedhje dhe njoftoi formimin e një komisioni ekspertësh të pavarur dhe mbipartiak, i cili “do të hetojë plotësisht shkaqet e aksidentit, por do të shqyrtojë dhe vonesat afatgjata në realizimin e projekteve hekurudhore”.

Paralelisht, shtoi ai, gjyqësori do ta bëjë punën dhe fajtorët do të mbajnë përgjegjësinë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR