• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Micotakis: Aspekti më themelor i Marrëveshjes së Prespës është emri Maqedonia e Veriut, i cili duhet të përdoret edhe brenda edhe jashtë shtetit

Micotakis: Aspekti më themelor i Marrëveshjes së Prespës është emri Maqedonia e Veriut, i cili duhet të përdoret edhe brenda edhe jashtë shtetit

Athinë, 9 korrik 2024 (MIA) - Kur dëgjoj se Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut brenda vendit quhet Republika e Maqedonisë, atëherë shqetësohem seriozisht dhe sigurisht kjo është një çështje që dua ta ngre, nuk është konstruktive, nuk e ndihmon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe është një komplikim i panevojshëm, tha kryeministri grek Kiriakos Micotakis gjatë diskutimit me ish-ambasadorin e SHBA-së në Greqi, Daniel Spekhart të organizuar nga think-tanki amerikan Council on Foreign Relations në Uashington, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis theksoi se "Maqedonia e Veriut tani është anëtare e NATO-s sepse Greqia hoqi veton pas Marrëveshjes së Prespës", duke shpjeguar se ishte një marrëveshje e nënshkruar nga qeveria e mëparshme, por ai e respekton atë sepse është "një marrëveshje ndërkombëtare që e detyron vendin".

"Por aspekti më themelor i Marrëveshjes së Prespës është emri Maqedonia e Veriut, i cili duhet të përdoret kudo, brenda dhe jashtë. Dhe kjo nuk është e negociueshme, kjo është e qartë, gjendet në Marrëveshjen e Prespës dhe është diçka që Greqia nuk e negocion. Kur dëgjoj se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në brendësi të vendit quhet Republika e Maqedonisë, atëherë shqetësohem seriozisht dhe sigurisht kjo është një çështje që dua ta ngre, nuk është konstruktive, nuk e ndihmon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, do të thosha se është një ndërlikim i panevojshëm në një kohë kur të gjithë duhet të kërkojnë pikat e konvergjencës", tha Micotakis. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR