• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickovski në takim me Varhejin: Bisedime me BE-në menjëherë dhe pa kushtëzime plotësuese

Mickovski në takim me Varhejin: Bisedime me BE-në menjëherë dhe pa kushtëzime plotësuese
Shkup, 27 prill 2022 (MIA) - Bisedimet me BE-në duhet të fillojnë menjëherë, pa kushtëzime plotësuese nga cilado anë, ka porositur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në takim me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore, Oliver Varheji, i cili po qëndron për vizitë në shtet. "Në takim presidenti Mickovski theksoi se shteti ka bërë lëshime të mëdha që ta realizojë interesin e tij strategjik nacional për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bisedimet me BE-në duhet të fillojnë menjëherë, pa kushtëzime plotësuese nga cilado anë. VMRO-DPMNE nuk do të pranojë mohimin e identitetit, gjuhës, vazhdimësisë historike dhe veçantisë maqedonase", bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të VMRO-DPMNE-së. Mickovski dhe Varheji kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike - ekonomike në vend si dhe për dinamikën e realizimit të projekteve të cilat janë të financuara nga fondet IPA në disa pjesë të komunave. Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski dhe sekretari ndërkombëtar Stefan Andonovski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR