• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickovski ende nuk ka marrë përgjigje nga opozita shqiptare për koalicionim pas zgjedhjeve

Mickovski ende nuk ka marrë përgjigje nga opozita shqiptare për koalicionim pas zgjedhjeve

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ka dërguar mesazh publik opozitës shqiptare për koalicionim, por, siç tha, përgjigje deri në këtë moment nuk ka marrë.

Mickovski sot pas takimit me Këshillin drejtues të MASIT në Shkup, megjithatë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për propozimin e Bujar Osmanit, ministër i Punëve të Jashtme dhe kandidat për president nga BDI-ja, për arritjen e një konsensusi të përbashkët për ndryshimet kushtetuese, tha se "Osmani për një konsensus të tillë e ka humbur mundësinë", kur, siç njofton VMRO-DPMNE-ja dhe ai personalisht në konferencë për shtyp, janë ofruar të jenë pjesë e procesit, të cilin sipas tij, "e kanë bërë ilegalisht dhe fshehurazi, pas syve të opinionit". 

"Dhe nëse ai donte vërtet konsensus politik dhe konsensus popullor, atëherë ka pasur mundësi të tillë si ministër i Punëve të Jashtme. Fatkeqësisht ai është sjellur në mënyrë të papërgjegjshme, aventureske, ekzibicioniste dhe bëri një gabim historik në rradhë të parë duke gënjyer popullin e tij, e më pas duke nënshkruar Protokollin e dytë, ku lejoi punën e Komisionit, e cila synon të vërtetojë faktet historike, të jetë kriter për përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian", deklaroi Mickoski. rq/bsh/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR