• e premte, 08 nëntor 2024

Mickovski: E kam dëgjuar Gashin se atdheu jonë i përbashkët është Maqedonia, nëse nuk është ashtu, sa më herët duhet t'u kërkojë falje qytetarëve

Mickovski: E kam dëgjuar Gashin se atdheu jonë i përbashkët është Maqedonia, nëse nuk është ashtu, sa më herët duhet t'u kërkojë falje qytetarëve

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Mandatari i Qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickovski sot deklaroi se nuk e ka dëgjuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi se atdheu i tij është Kosova dhe tha se nëse është kështu, duhet t'u kërkojë falje qytetarëve sa më shpejtë.

"Unë nuk e kam dëgjuar deklaratën e Afrim Gashit. Unë mendoj se atdheu i tij është Maqedonia. Dhe nga ajo që kam biseduar me zotin Afrim Gashin, kam dëgjuar personalisht nga ai se atdheu i ynë i përbashkët është Maqedonia jonë e përbashkët. Nuk di për një deklaratë të tillë, nuk e kam dëgjuar. Por nëse ka deklaratë të tillë, atëherë duhet t'u kërkojë falje qytetarëve të Maqedonisë. Dhe atë duhet ta bëjë sa më herët, pasi prej këtu merr pagë dhe nga ana e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, vllehëve, boshnjakëve është zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë", deklaroi mandatari Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ndarjes së mandatit në Vila Vodno.

Në lidhje me shkrimet për BDI-në dhe se ka pasur ofertë për të hyrë në Qeveri, Mickoski tha se "i ka parë deklaratat etnocentriste të disa zyrtarëve të BDI-së dhe se ndoshta në atë mënyrë duan të bëjnë përsëri provokime etnike në bashkëjetesën në Maqedoni". Nëse vazhdojnë kështu, shtoi ai, shumë shpejt do të dalë e vërteta në pah.

"I shikoj deklaratat etnocentrike që vijnë nga një prej zyrtarëve të BDI-së. Ndoshta në këtë mënyrë ata duan përsëri provokime etnike në bashkëjetesën në Maqedoni me atë se këto negociata për formimin e qeverisë dhe institucioneve të ardhshme do të reduktohen në çështjen se sa shqiptarët, maqedonasit, serbët, vllehët dhe pjesa tjetër kanë fituar. Po e shikoj nga afër këtë lojë, një lojë shumë e rrezikshme të individëve që kanë luajtur rrezikshëm gjatë shtatë viteve të fundit. E nëse vazhdojnë kështu, shumë shpejt prej sot do të dalë e vërteta bnë pah", tha Mickoski.

Në lidhje me negociatat me koalicionin "VLEN" dhe ZNAM-, tha se nuk ka dashur këto negociata të jenë numra, dhe të shihen numerikisht në to.

"Mbi të gjitha, dëshiroj të jetë një proces, i cili do të shtojë vlera, proces i zgjidhjeve dhe vendimeve cilësore dhe mendoj se është ashtu", tha Mickoski. rq/bsh/

Foto: MIA/Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR