• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Zgjidhet blerja e orizit

Mickoski: Zgjidhet blerja e orizit

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot publikoi se është zgjidhur blerja e orizit. Është marrë vendim që në mënyrë shtesë të përkrahet blerja me nga 6.000 denarë për 1.000 kilogramë arpë të blerë të orizit, të dedikuar për transport, ndërsa prodhuesit e orizit do të marrin subvencione prej 18 mijë denarë për një hektar për vitin vijues 2024.

"Pas takimeve intensive, të cilat i kemi së bashku me ministrin e Bujqësisë, Ekonomisë së Ujërave dhe Pylltarisë, Cvetan Tripunovski, këtë periudhë është gjetur zgjidhje për blerjen e prodhuesve të orizit. Është marrë vendim që në mënyrë shtesë të përkrahet blerja e orizit me nga 6.000 denarë për 1.000 kilogramë arpë të blerë të orizit, të dedikuar për eksport. Shtuar kësaj, prodhuesit e orizit do të marrin subvencione prej 18 mijë denarë për një hektar për vitin vijues 2024", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

Sipas tij, kjo është përkrahje konkrete dhe e mirëseardhur për bujqit. Në këtë mënyrë, siç thotë, i zgjidhim problemet dhe luftojmë për një standard më të mirë për të gjithë! bsh/

Foto: Fejsbuk i kryeministrit Mickoski

QËNDRONI TË LIDHUR