• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Zgjedhjet e përbashkëta janë zgjidhje që të shmanget kriza kushtetuese

Mickoski: Zgjedhjet e përbashkëta janë zgjidhje që të shmanget kriza kushtetuese

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA)   - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i bën apel koalicionit në pushtet  që së shpejti të organizojë bisedime dhe grupe punuese të cilat do t'i dakordojnë datat e zgjedhjeve. Sipas tij, afatet po mbarojnë dhe ka rrezik për hyrje në krizë kushtetuese.

Ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se deri ku është procesi për formimin e grupeve punuese të cilat do t'i përcaktojnë datat për zgjedhje, përmendi se VMRO-DPMNE-ja angazhohet për bashkimin e datave për votim për president dhe për anëtarë të parlamentit. 

"Vlerësoj  se pushteti sa më parë të inkurajohet dhe të formojë një grup pune dhe t'i përcaktojë afatet, sepse koha po kalon dhe do të hyjmë në një periudhë problematike. Nëse zgjedhjet mbahen më 8 maj, në më pak se njëqind ditë duhet të kemi  qeveri teknike. Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe qeveria të paktën të qëndrojë në anën e arsyes, në vend që me forcë të shtyjë procese. Por, gjithsesi, ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë për këto procese dhe ato fillojnë dhe mbarojnë. Kalojnë afafet dhe po hyjmë në krizë kushtetuese dhe juridike", tha Mickoski. 

 Ai e përsëriti qëndrimin se është joracionale të shpenzohen resurset e qytetarëve dhe të organizohen zgjedhje të ndara në dallim kohor nga tridhjetë deri në gjashtëdhjetë ditë.

 Ai u përqendrua edhe në problemin me vendin e zbrazur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve që, siç tha, për momentin nuk është i plotë.

"Sipas ligjit duhet të ketë shtatë anëtarë. Tani ka gjashtë, dy të opozitës dhe katër të pushtetit. Ligji është i qartë, i duhen tre nga opozita dhe katër nga pushteti. Një vend  është i zbrazur pasi një anëtar i komisionit u bë ministër. Në atë vend duhet të ketë një përfaqësues nga opozita legjitime, prandaj edhe në komisionet komunale dhe këshillat zgjedhorë", tha ai.

Mickoski konfirmoi se nuk ka komunikim me koalicionin në psuhtet, përveç asaj që ai e quajti bisedore, që zhvillohet në Kuvend. 

 Mickoski e akuzoi Qeverinë se për gjashtë vjet e ka rritur borxhin për pothuajse 2.5 miliardë euro dhe ka shprehur dyshim se  në atë mënyrë është bërë një grabitje politike që, siç tha, kanë më shumë para për tenderë të kurdisur.

 Mickoski bëri një krahasim me vendet e rajonit dhe përmendi se Serbia tani është prapa Maqedonisë me 53.5 për qind dhe Kosovës me 20 për qind. Kështu që politikat e Qeverisë, shtoi Mickoski, janë mposhtur ata kapitulluan.

"Kapitulluan dhe në një plan tjetër, inflacioni është diku rreth 8.4 për qind,  ndërsa në Eurozonë është 4.3 për qind, pothuajse dyfish më i ulët. Që do të thotë se teza se është importuar nuk qëndron. Sërish është edhe një gënjeshtër e pushtetit", theksoi Mickoski. 

Mickoski shpjegoi pse e gjithë kjo ka ndodhur në vitet e kaluara të qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së. 

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR