• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE-ja udhëhiqet nga lidershipi së bashku me strukturat në parti

Mickoski: VMRO-DPMNE-ja udhëhiqet nga lidershipi së bashku me strukturat në parti

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja udhëhiqet nga lidershipi së bashku me strukturat në parti, anëtarët dhe aktivistët. VMRO-DPMNE-ja është parti e popullit dhe legjitimitetin e vet e merr nga populli dhe në bazë të atij legjitimitet në pak muaj nga sot do të formojë qeverinë e re, deklaroi kryetari i partisë opozitare, Hristijan Mickoski gjatë kohës së vizitës së sotme në Novaci. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se kush e udhëheq VMRO-DPMNE-në për shumë vite, tha se kjo ka qenë një fushatë e rrejshme e LSDM-së për gati gjysmë dekade, por ka plasur si flluskë sapuni.

"Ka qenë fushatë e rreme për gati gjysmë dekade nga ata që janë mjeshtër të lajmeve të rreme, që është LSDM-ja, e cila është shpërndarë plasur si flluskë sapuni dhe si fishekzjarr ka pëlcit në dorën e tyre dhe tani janë të pafuqishëm të përballen me të. Besoj se do të sajojnë diçka, por ajo që mund t'u uroj është që të mësojnë nga këto politika të gabuara të tyre për më shumë se gjysmë dekade, në opozitë të ristrukturohen, që patriotët e vërtetë në LSDM të vijnë në vendet e duhura dhe të luftojnë përsëri për Maqedoninë, sepse LSDM-ja fundja është një parti politike që është parti strumbullar, të paktën në vitet e nëntëdhjeta edhe pse vitet e fundit e ka humbur atë epitet. Vlerësoj se kjo do të jetë një përvojë e mirë të cilën mund ta shfrytëzojnë për shumë vite në opozitë për të ristrukturuar veten, në mënyrë që një ditë të jenë kandidat më serioz për partner koalicioni në ndonjë qeveri të ardhshme", ka thënë Mickoski.

Rreth asaj nëse ndryshimet në Kodin penal mund të jenë kartë për ndryshimet kushtetuese, Mickoski theksoi se as ka pasur dhe as do të ketë takime të fshehta ku diçka mund të jetë e dëmshme për shtetin, siç tha ai, dikush në të kaluarën.

Në konstatimin e gazetarit se Gruevski po lobon për të siguruar deputetë për ndryshimet kushtetuese, Mickoski thotë se është tjetër temë dhe se mund të flasë për veten.

I pyetur se çfarë nëse disa nga deputetët e VMRO-DPMNE-së votojnë për ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se ata besojnë në atë që po bëjnë dhe se asnjëri prej tyre nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese.

"Nuk do të ketë asnjë. Jo vetëm tani dhe në të ardhmen. Nëse nuk ndryshon asgjë në kushte, ndërsa ne e kemi thënë qartë se çfarë presim, nuk do të ketë votim në të ardhmen. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë", tha Mickoski. 

Ai foli edhe për padinë që ka marrë për shpifje, duke thënë se ishte padia e dytë apo e tretë radhazi. qa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR