• e premte, 27 dhjetor 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE-ja do ta bllokojë ligjin për amnisti

Mickoski: VMRO-DPMNE-ja do ta bllokojë ligjin për amnisti

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski paralajmëroi se do ta bllokojnë me amendamente ligjin për amnisti të dorëzuar në Kuvend, sepse qëllimi i pushtetit me këtë ligj, siç thotë, është që të lirohen kriminelët që vuajnë dënim me burg.

"Dhe shikoni qeverinë e LSDM-BDI-së, gjegjësisht BDI-LSDM-në, siç e keni më të lehtë, po përgatitet për një opozitë serioze. Po, do ta bllokojmë, këtu nuk duhet të ketë dilema, ky nuk është një ligj me flamur evropian siç ishin ndryshimet në kodin penal dhe ne do ta bllokojmë në kuadër  të procedurës kuvendore, sepse ky ligj ka një qëllim të dyfishtë. I pari është të lirohen kriminelët që vuajnë dënim me burg, sepse ashtu u kanë premtuar, këtu nuk mendoj vetëm për LSDM-në dhe BDI-në, por edhe për partnerin më të vogël të koalicionit, Aleancën për Shqiptarët, nëse në përgjithësi  ekziston, nëse është nuk është shkrirë në BDI apo të paktën në atë pjesë që identifikohet si Aleanca për Shqiptarët,  do të thotë këto janë obligime të ndërmarra ndaj kriminelëve që janë në vuajtje të dënimit me burg, një pjesë e tyre të marrin ulje, amnisti të pjesshme, një pjesë amnisti të plotë dhe më pas po ata kriminelë të njëjtë të gjenden në rrugë dhe t'i bëjnë probleme qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së, duke menduar se në atë mënyrë do të fitojnë", tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Komunën e Ilindenit.

 Ai shtoi se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së ka për qëllim të merret me krimin të çfarëdo forme.

 "Mund t'i zhgënjej se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së ka qëllim të qartë që të merret me krimin të çfarëdo forme, a janë kriminelë të tillë që merren me zhvatje, grabitje, shtantazh, dhunë etj. apo kriminelë politikë që sot janë pjesë e pushtetit", thotë Mickoski.

 Ai u përqendrua edhe në aferën e re të pretenduar lidhur me klinikën për hematologji, drejtoresha e së cilës Panovska ka ndal tender të veledrogerisë së babait të saj. 

 Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR