• e enjte, 18 korrik 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshimin e kushtetutës pa garanci me shkrim për heqjen e vetos bullgare

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshimin e kushtetutës pa garanci me shkrim për heqjen e vetos bullgare
Ohër, 7 maj 2022 (MIA) - VMRO-DPMNE nuk do t'i mbështesë ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë të kërkuara nga Bullgaria, sepse nuk kemi kurrfarë garancie se me këtë mbyllen të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve, deklaroi sot lideri i partisë Hristijan Mickoski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë kryerjes së inspektimit të aktiviteteve ndërtimore në Ohër, për paralajmërimet e Ministrit  të Punëve të Jashtme Bujar Osmani se ndoshta Bullgaria do ta heqë veton deri në qershor, ai tha se konsideron që bisedimet me BE-në nuk do të fillojnë derisa nuk e plotësojnë kornizën e tërësishme negociuese. Sipas tij, vetëm Evropa mund të bëjë diçka, duke e akuzuar Osmanin se e manipulon opinionin. Përkujtoi se disa muaj bën thirrje në dialog, sepse tha, Maqedonia është në krizë. I bëri thirrje kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe liderëve nga partnerët e koalicionit të ulen të bisedojnë për datën e zgjedhjeve të parakohshme. "Deri atëherë i ofroj katër ekipe për ta ndihmuar në zbutjen e efekteve nga kjo gjendje krize në të cilën gjendet shteti", tha Mickoski, duke e përsëritur qëndrimin për bllokadë aktive të Kuvendit pas 10 majit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR